Jorginho është i etur për t’u kthyer në Itali.
Lajmin e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Jorge Santos, që disa herë ka zbuluar dëshirën e brazilianit me nënshtetësi italiane për të luajtur sërish në Serie A.
Juventus, Inter dhe Napoli janë klubet që janë interesuar vazhdimisht për 29-vjeçarin e Chelseat.
“Futbolli është shumë dinamik dhe asgjë nuk mund të përjashtohet”, u shpreh Santos për Radio Kiss Kiss Napoli.
“Ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratë dhe është startues i rregullt te Italia. Sido që të jetë, me një projekt të mirë, ai do të ishte i hapur për t’u kthyer (në Itali)”.