Një situatë e keqe ka ndodhur në minutën e 63-të të ndeshjes Bylis – Laçi, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.
Futbollistët janë përleshur mes vete me grushte dhe shqelma.
Komisioni Disiplinor pritet të marrë masa të rënda për këtë incident.
Ish-futbollisti i Dritës dhe tani i Laçit, Kyrian Nwabueze ishte “boksier” në këtë skenë.
Madje, ai u ndëshkua me të kuq.