Shehi: Vendosën episodet, Kukësi me fat

Futboll

Shehi: Vendosën episodet, Kukësi me fat

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:22
Shehi: Vendosën episodet, Kukësi me fat

Humbja e parë për Orges Shehin në krye të Tiranës erddi përballë një rivali direkt, siç mund të konsiderohet Kukësi. Ai e vuri theksin te terreni i rënduar, që nuk i la bardheblutë të zhvillonin lojën e tyre më të mirë.

“Na vjen keq, ndoshta terreni na penalizoi. Ndeshje që u vendos nga episode, ishte me fat Kukësi që i shfrytëzoi rastet. Futëm në lojë lojtarët që ishin të gatshëm. Terreni nuk na lejoi, pasi kemi lojtarë teknikë me topin. U penalizuam. Tentuam me të gjitha mënyrat, por futbolli i tillë është. Duhet të pranojmë verdiktin e fushës.

“Sot ishte terren anormal, kështu që nuk shprehen cilësitë më të mira. U ndëshkuam për një episod që mund të evitohej. Ndryshuam skemë, kaluam në 4-3-3, futëm Muçin nga qendra. Mendonim të mbyllnim hapësirat.”

Forma e Bekajt: “Keqardhje e madhe, futbollistët dhanë maksimumin në kushte jonormale.

Janë gjëra që ndodhin, Bekaj është portieri i Kosovës dhe më i miri i kampionatit tonë. Nuk dua të adresoj kritika për asnjë lojtar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat