Pas barazimit me Schalken në ndeshjen e kaluar, Werder Bremeni ka regjistruar edhe një tjetër barazim në Bundesliga.
Werder Bremeni ka luajtur baras dhe pa gola sot në ndeshjen e javës së 21-të, ndaj Freiburgut.
Milot Rashica ishte titullar në këtë ndeshje dhe zhvilloi tërë ndeshjen, teksa nga ‘SofaScore’ u vlerësua me notën 7.1.
Portieri i Freiburgut, Florian Muller, mori notën 7.9 dhe ishte më i vlerësuari nga kjo ndeshje.