Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të klubit të futbollit Tirana!
Futbolli në zi! Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 70-vjeçar, ish-presidentit të Tiranës, Metush Seferi.
Ai prej ditësh po kurohej për të mposhtur virusin që po bën namin në të gjithë globin, ndërsa së fundmi ishte futur në intubim, ku nuk arriti dot të mbijetonte.
Metush Seferi ka qenë presidenti i Tiranës gjatë viteve 1993-1998.