Alban Shillova ka qenë titullar sot për Prishtinën në sfidën ndaj Drenicës.
Sulmuesi prishtinas ka gjetur edhe golin e parë në fitoren e kryeqytetasve me rezultat 3:1.
“Me të vërtet sot ishte shumë ftohtë, por as kjo nuk na pengoi të tregonim cilësitë tona dhe veçmas lojën që tani më kemi kapur”, tha Shillova për faqen zyrtare të klubit.
“Po mbizotëron atmosferë e shkëlqyer në skuadër dhe vetëm uroj të na vazhdojë sa më gjatë”.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që shënova dhe u riktheva me gol në kampionat dhe shpresojë të vazhdoj me të njëjtën tempo edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Shillova.