Përfundon pjesa e parë në “Etihad”, City në avantazh ndaj Tottenhamit

Futboll

Përfundon pjesa e parë në “Etihad”, City në avantazh ndaj Tottenhamit

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 19:23
Rodri

Manchester City është duke avancuar ndaj Tottenham Hotspur në kuadër të xhiros së 24-të të Premierligës.

“Citizens” ishin mundur në ndeshjen e parë nga Tottenhami në Londër, kështu që ata ishin të motivuar të hakmerreshin ndaj tyre.

Iniciativën në pjesë të parë e kishte skuadra e Pep Guardiolës, që kontrolluan ndeshjen në përgjithësi, ndërsa mysafirët kërkonin ti lëndonin ndërmjet kundërsulmeve.

Në min (23’) u akordua penalti në favor të Cityt. Penaltinë e konkretizoi në gol, Rodri për ti dhënë avantazhin skuadrës.

Ky gol ishte i mjaftueshëm për Cityn që të shkojë në pushim të pjesës së parë me avantazhin në duart e tyre.

Rezultati i pjesës së parë, City 1-0 Tottenham.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat