Amir Rrahmani ishte protagonist në fitoren e Napolit ndaj Juventusit me rezultat 1:0.
Chiellini shkaktoi ndërhyrje të palejuar ndaj tij, çka bëri që gjyqtari të akordonte penallti, e që në gol e shndërroi Insigne.
Pas ndeshjes, Gattuso e pranoi që i ka dhënë pak minuta Rrahmanit.
“Rrahmanit i kam dhënë më pak minuta se që e ka merituar, por ta kesh Manolas dhe Koulibaly nuk është e lehtë t’i largosh” – tha ai.
Rrahmani u vlerësua me notën 7.4 i dyti më i vlerësuari pas Insignes 7.6.