Reims ka barazuar 1:1 me Lensin në ndeshjen e javës së 25-të në Ligue 1.
Arbër Zeneli realizoi për vendasit në minutën e 13-të një gol me kokë pas një tollovie në zonën e rreptësisë.
Në të 61-tën, Lens arriti të barazojë përmes Sotocas, e që ishte rezultati i këtij takimi.
Zeneli luajti për 87 minuta, kurse Berisha nuk u inkuadrua fare.
Me këtë barazim, Reims shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e 13-të, kurse Lens mbetet i gjashti me 37 sosh.