Lionel Messi nuk ndalet duke thyer rekorde.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka barazuar rekordin e paraqitjeve për klubin me legjendën spanjolle, Xavi Hernandez.
Xavi deri tani ishte lojtari që kishte më së shumti paraqitje në fanellën e Barcelonës, ai kishte regjistruar 505 paraqitje gjatë karrierës së tij në fenellën “Blaugrane”.
Tani, edhe Messi ka arritur shifrën e 505 paraqitjeve për Barçën dhe do ta thyej këtë rekord në ndeshjen e ardhshme.
Pas Messit, Andres Iniesta kishte regjistruar 404 paraqitje dhe Sergio Busquets që tani ka 398 paraqitje për klubin.
Argjentinasi është gati të thyejë edhe rekordin e paraqitjeve totale për klubin, të cilin e mban poashtu Xavi.
Xavi ka 767 paraqitje total, ndërsa Messi ka 758 paraqitje dhe i duhen edhe nëntë paraqitje për ta kapërcyer spanjollin.