Hirving Lozano është lënduar në ndeshjen ndaj Juventusit.
Napoli ka mposhtur Juventusin në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A me golin e Insignes, të cilin e shënoi nga penaltia.
“Azzurri” triumfuan me rezultat minimal ndaj “Bianconerëve” në një paraqitje tejet solide ku ishte edhe Amir Rrahmani, i cili i dhuroi penaltinë skuadrës së tij.
Në minutat e fundit, Napoli mbeti pa një lojtar pasi Gattuso kishte kryer të gjitha zëvendësimet, tani klubi e ka konfirmuar lëndimin e meksikanit. Klubi përmes një komunikate zyrtare në uebfaqen e tyre ka konfirmuar lëndimin e 26 vjeçarit.
“Fatkeqësisht, Hirving Lozano ka pesuar një lëndim në kofshën e djathtë”, thuhet në komunikatën e klubit.
Nuk dihet ende periudha e mungimit dhe pritet të bëhen edhe disa ekzaminime mjekësore për të përcaktuar kohën e cila do i nevojitet sulmuesit për rikuperim.