Spezia ‘shokon’ Milanin

Futboll

Spezia ‘shokon’ Milanin

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Milani ka pësuar humbje si mysafir i Spezias me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 22-të të Serie A.

Ishte një ditë e keqe për kuqezinjtë që nuk arritën të dalin në lojën e tyre që jemi mësuar ta shohim këtë sezon.

Rastin e parë të mirë në ndeshje dhe të vetmin në pjesën e parë e kishte Riccardo Saponara i cili gjuajti, por golin e sigurt e evitoi Gianluigi Donnarumma.

Në pjesën e dytë vendasit vazhduan të kërkonin golin dhe atë e arritën në minutën e 56-të.

Giulio Maggiore ishte i saktë për 1-0.

Kur pritej reagimi i Milanit për të barazuar, në skenë doli Simone Bastoni që shënoi për 2-0.

Deri në fund nuk kishte rast dhe Milani me këtë humbje mbetet lider me 49 pikë, por tani Interi mund ta parakalojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat