Barcelona triumfoi ndaj Alavesit me rezultat të thellë në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas.
Messi shkëlqeu me dy gola, poashtu edhe Trincao shënoi dy dhe në fund Firpo.
Në këtë ndeshje, ishte startues që nga fillimi Riqui Puig, i cili po vuante nga disa mosmarrëveshje me trajnerin, Ronald Koeman.
Ai bëri një paraqitje fantastike dhe pas ndeshjes u shpreh tejet i kënaqur me vetën dhe skaudrën.
‘Këto 90 minuta lojë më kanë dhënë jetë. Më kanë dhënë shumë motiv dhe për këtë mundësi sigurisht që e falenderoj trajnerin Koeman’, tha Puig.
‘Ndaj PSG-së, do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do të japim më të mirën’, përfundoi Riqui Puig.