Alexandre Pato ka marrë vendim që karrierën e tij ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS.
Sulmuesi brazilian kishte mbetur futbollist i lirë që nga muaji gusht i vitit të kaluar, kur ishte ndarë me Sao Paolon.
Shumë oferta në drejtim të lojtarit, por braziliani ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në futbollin amerikan.
Orlando City është skuadra që ka fituar garën për shërbimet e brazilianit i cili ka nënshkruar kontratë 12 mujore me këtë klub.
Pato u kërkua me ngulm edhe nga skuadra tjetër amerikane Inter Miami, por në fund zgjodhi Orlandon, klub ku ka luajtur më parë shoku i tij Rickardo Kaka.
Excited to be a part of what @OrlandoCitySC is building! See you soon! ? ?
— PATO (@Pato) February 13, 2021
? @RuckusOrlando @IronLionFirm https://t.co/ldF0JPTg5I
31-vjeçari synon që me karrierën e tij të pasur t’i ndihmojë ekipit amerikan të fitojë titullin në MLS.