Ilkay Gundogan duket se ka pësuar një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Tottenham Hotspur.
Mesfushori gjerman është duke regjistruar njërin nga sezonet më të mira të karrierës së tij, ai ka shënuar 11 herë në 12 ndeshje në Premierligë.
Pas ndeshjes, Gundogan u ankua për një shtrëngim në muskuj dhe këtë e konrifmoi edhe menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola. Spanjolli tha se nuk dihet ende nëse lëndimi i mesufshorit është serioz dhe duhet te pritet se paku deri nesër.
“Do të shohim nesër, ai më tha se kishte një shtrëngim, gjë që është intelegjente të thuhet”, tha ai.
“Ai luan prapa sulmuesit dhe ka një nuhatje të pabesueshme për golin. E kam thënë shumë herë që ai mund të luajë si “false 9″, por njerëzit nuk e besonin, ai bëri paraqitje të shkëlqyeshme sot, fitoi një penalti dhe shënoi dy gola”, shtoi ai.
“Jam i kënaqur për paraqitjen e tij. Ai fitoi çmimin lojtari i muajit janar dhe nëse ai vazhdon të luajë në këtë mënyrë. Në shkurt ai mund ta fitojë përsëri atë”, përfundoi Pep Guardiola.