Barcelona triumfoi mbrëmë me rezultat 5:1 ndaj Alavesit në kuadër të javës së 23-të në La Liga.
Messi shkëlqeu me dy gola fantastik, duke shkuar në kuotën e 15 golave këtë edicion, krahas edhe tri asistimeve tjera.
Ylli argjentinas renditet i dyti me më së shumti gola në La Liga, ndërsa para tij me një gol më shumë është ish-bashkëlojtari dhe miku i tij më i mirë, Luis Suarez.
Uruguaiani po shkëlqen me fanellën e Atletico Madridit, duke i udhëhequr ata drejt titullit të kampionit në Spanjë.
