Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, raportohet se do të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të verës,.
25 vjeçari thuhet se ka prishur raportet me drejtuesit e klubit italian dhe kjo është arsyeja pse ai pritet të largohet.
Sipas raportimeve nga Gjermania, është Borussia Dortmundi tani që monitoron situatën e shqiptarit te klubi nga kryeqyteti italian.
Kujtojmë se ditë më parë, Strakosha kishte deklaruar se do t’i pëlqente të luante pikërisht për skuadrën gjermane.
Ndryshe, Thomas Strakosha është produkt i klubit të Lazios dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 20 milionë euro.