Lionel Messi kishte një gol të anuluar nga VAR-i gjatë pjesës së parë të fitores 5-1 të Barcelonës ndaj Alaves dhe kjo ishte hera e tretë në La Liga këtë sezon.
Argjentinasi gjeti golin e dytë të ekipit pas një asistimi të Antoine Griezmann, duke dërguar topin pas shpinës së portierit të Alavesit.
Sidoqoftë, pasi VAR-i pretendoi se Griezmann ishte jashtë loje gjatë lëvizjes, goli u anulua dhe Messi u detyrua të priste.
Sipas përdoruesve në rrjetin sociale Twitter, askujt nuk i janë anuluar më shumë gola nga VAR-i sesa kapitenit të Barcelonës këtë sezon.