Lampard vazhdon të paguhet 75 mijë funte në javë nga Chelsea
Ish-trajneri i Chelseat Frank Lampard vazhdon të marrë pagën e tij nga klubi londinez edhe pse është shkarkuar dhe zëvendësuar nga Thomas Tuchel.
Lampard vazhdon të marrë pagën e tij prej 75,000 funte në javë nga Chelsea pavarësisht se ishte liruar nga detyrat e tij, pretendon “The Sun”.
Ish-menaxheri ka të drejtë për pagesa deri në muajin korrik, përveç nëse zgjedh të marrë një punë tjetër para kësaj date.