Bundesliga gjermane rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 21-të.
Eintracht Frankfurt pret në shtëpi skuadrën e FC Koln, ndërsa Borussia Monchengladbach zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Wolfsburg-ut. Frankfurt pas 20 xhirosh, ka regjistruar nëntë fitore, nëntë barazime dhe dy humbje, duke u pozicionuar në vendin e pestë me 36 pikë. Në anën tjetër, Koln gjendet në vendin e 14-të, me pesë fitore, gjashtë barazime dhe nëntë humbje.
Ndeshje interesante do të jetë mes Wolfsburg e Borussia Monchengladbach.
Vendi i tretë në tabelë, pret në shtëpi vendin e shtatë. Pas 20 xhirosh, Wolfsburg pozicionohet në vendin e tretë, me 10 fitore, tetë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar gjithsej 38 pikë.
Ndërsa, Monchengladbach pas 20 ndeshjeve, ka regjistruar tetë fitore, tetë barazime dhe katër humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin e shtatë, me gjithsej 32 pikë.
Programi i plotë i ndeshjeve në Bundesliga vijon si më poshtë.
15:30 Eintracht Frankfurt (5) – FC Koln (14) (Stadiumi Deutsche Bank Park)
18:00 Wolfsburg (3) – Borussia Monchengaldbach (7) (Stadiumi Volkswagen Arena)