Peskara ka shkarkuar trajnerin, Roberto Breda. Humbja e fundit në kampionat ndaj Venecias, ka rezultuar fatale dhe drejtuesit kanë vendosur të ndryshojnë timonierin.
Skuadra renditet në vendin e fundit në Serinë B dhe rrezikojnë seriozisht rënien në Serinë C.
Skuadra ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares, Ledian Mmushaj, është duke kaluar një moment shumë të vështirë dhe drejtuesit kanë vendosur të ndryshojnë trajnerin, me shpresën se do të ndryshojnë edhe rezultatet.
Në këtë situatë, drejtimi i skuadrës i është besuar Xhanluka Grasadonia, i cili në të kaluarën ka drejtuar disa skuadra, si Foxhia, Katanzaro, Pro Verçeli, Paganeze, Mesina, Kasertana dhe Salernitana.