Milan ka pësuar një humbje befasuese në kampionat kundër Spezia-s, që mund t’i kushtojë vendin e parë në renditje nëse Inter-i fiton sot në mbrëmje nga Lazio.
Sikur të mos mjaftonte kjo, kuqezinjtë duhet të bëjnë llogaritë edhe me bombën e lëshuar nga portali spanjoll Don Balon.
Sipas medias spanjolle, në fakt, Mino Raiola duket se ia ka ofruar Donnarumma-n Joan Laporta-s, kandidat për t’u bërë presidenti i ri i katalanasve.
Kontrata e portierit me kuqezinjtë skadon në qershorin e këtij viti.