Erling Haland i cili është një nga bomberat më të mirë në qarkullim sezonet e fundit, kërkohet me shumë insistim nga klubet e mëdha europiane, me në krye Realin e Madridit.
Sipas gazetës prestigjoze iberike “AS”, presidenti i klubit mbretëror Florentino Perez po përgatit sulmin për në merkato verore për sulmuesin norvegjez. Sipas asaj që shkruan media spanjolle skuadra merengues pritet të derdhë në arkat e klubit të Borusias së Dortmundit 150 milionë euro.
Një shifër e çmendur duke parë krizën financiare që ka kapluar çdo klub të madh në kontinentin e vjetër.
Haland në këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet me klubin verdhezi në 22 ndeshje duke realizuar 22 gola, me një mesatare 1 gol për çdo ndeshje.