Ronaldo reagon pas disfatës ndaj Napolit!
Pas humbjes së Juventusit 1-0 ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ka reaguar Cristiano Ronaldo me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram” duke deklaruar se kjo nuk është një humbje që do t’i rrëzojë:
“Kjo humbje nuk do të na rrëzojë. Me kokën lart dhe të mendojmë për Champions-in”, përfundoi postimin ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Juve mbetet pa pikë mbrëmë në saje të humbjes nga penalltia.