Marash Kumbullën e ka ndjekur fati i keq, teksa ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk është grumbulluar për sfidën me Udinezen në kampionat.
Mbrojtësi i Kombëtares, po merrte më shumë minuta, pas periudhës së vështirë që kaloi, nga infektimi me Koronavirus, ku humbi vendin e titullarit te Roma.
Megjithatë fati nuk ka qenë në krahun e shqiptarit, teksa ai është dëmtuar para ndeshjes me Udinezen dhe kjo e ka detyruar trajnerin Fonskea të mos e grumbullojë.
Lojtari është në dyshime edhe për ndeshjen ndaj Bragës të enjten në Europa Ligë. Pritet që lojtari të kryejë ekzaminime mjekësore të detajuara, për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe kur mund të rikthehet.