FC Barcelona ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Qendërmbrojtësi spanjoll, Gerard Pique, ka stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës, raportojnë mediet spanjolle.
34 vjeçari mund të përfshihet në skuadër për ndeshjen e parë ndaj PSG-së në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Vendimi përfundimtar pritet të merret të hënën, pas stërvitjes së radhës së katalunasve.
Gerard Pique nuk është paraqitur në asnjë ndeshje për Barcelonën që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, kur kishte lënduar ligamentet e këmbës së djathtë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.