Futbollistët Sokol Cikalleshi dhe Erdon Daci me Konyasporin shënojnë fitore me rezultat 2:0 ndaj Denizlispori.
Tre pikë të mëdha për Konyaspor dhe që mëton të ikë sa më larg fundit të tabelës.
Bardakci në minutën e 52-të dhe Sekidika në atë të 80-tën, shënuan për fitoren e Konyasporit.
Cikalleshi u paraqit titullar dhe Daci nga minuta e 88-të.
Pas javës së 25-të në elitën e futbollit të Tuqisë, Konyaspor renditet në vend të 13-të me 27 pikë dhe Denizlispor është i 21-ti me 18 sosh.