Tifozët e futbollit, nuk mund të harrojnë kurrë rastin e paprecedentë, që ndodhi në Botërorin e vitit 2014, kur sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, kafshoi mbrojtësin e Italisë, Xhorxhio Kielini.
Pikërisht i njëjti rast është përsëritur edhe në Indi në ndeshjen e fundit. Në ndeshjen e Superligës, mes Çenajin dhe Goa, mesfushori i këtyre të fundit, Edu Bedia, gjatë një dueli me një prej kundërshtarëve, rrëzohet në tokë, dhe në atë moment e kafshon fort lojtarin kundërshtar.
Ky rast nuk u pa nga arbitri i ndeshjes, i cili e kaloi duke e ndëshkuar vetëm me karton të verdhë, por lojtari nuk mund t’i shpëtojë dënimit nga Federata.
Ekzistojnë provat për një dënim shembullor për mesfushorin. Ndërkohë ndeshja mes dy ekipeve u mbyll në barazim 2-2.