Futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, ka qenë i plotë në ndeshjen që Heerenveeni e zhvilloi ndaj AZ Alkmaarit.
AZ Alkmaar shënoi fitore 3:1 ndaj Hereenvenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Eredivisie.
Calvin Stengs, Teun Koopmeiners dhe Albert Gudmundsson shënuan golat e fitores për vendasit, kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Lasse Schoene.
Ibrahim Dresheviq ishte titullar dhe zhvilloi tërë ndeshjen sot te skuadra mysafire.
Ndryshe, AZ Alkmaar tani ka 43 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në elitën e futbollit holandez, kurse Heerenveeni renditet i teti me 29 pikë.