Bayern Munchen po vazhdon me kompletimin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm.
Pasi të dielën konfirmoi angazhimin e Dayot Upamecanos, një transferim i ri i verës është konfirmuar, raporton Kicker. Bëhet fjal për Omar Richards që te Bayerni do të transferohet nga Readingu dhe do të firmos për katër vjet.
Mbrojtësi i majtë (22) kalon si lojtar i lirë, pasi kontrata me ekipin anglez të kategorisë së dytë i përfundon më 30 qershor.
Richards është i lindur në Londër dhe është rritur te Fulhami. Ai është transferuar nga Readingu në moshën 15-vjeçare. Ka luajtur 77 ndeshje në kategorinë e dytë angleze dhe ka realizuar dy gola. Ka një ndeshje për U-21 të Anglisë.