Festë për Shën Valentinin, tifozët e skuadrës së Serie A bëjnë gjestin e mrekullueshëm për klubin e tyre të zemrës!
Për të festuar dashurinë e tyre për Sampdorian, tifozët e klubit xhenoan kanë zgjedhur ditën e duhur, Shën Valentinin.
Përpara sfidës ndaj Fiorentinës, ultrasit e skuadrës nga Liguria ishin pozicionuar në sheshin “Piazza De Ferrari” ku kishin në duar flamurë dhe banderola të mëdhenj me emrat e lojtarëve simbol të Sampdorias.
Edhe pse nuk janë duke përjetuar një moment jo të mirë, tifozët i qëndrojnë pranë klubit të tyre me këtë gjest të këndshëm në ditën e Shën Valentinit.