Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, me ekipin e Dijonit, patën një ditë të keqe, duke u mposhtur në konak të vetin me rezultat 2:0 nga Nimes.
Celina luajti plot 77 minuta dhe u zëvendësua nga Sammaritano.
Ripart në minutën e 76-zë dhe Eliasson në atë të 87-tën për Nimes.
Pas javës së 25-të në elitën e futbollit francez, Nimes renditet në vend të 19-të me 18 pikë dhe Dijon është i fundit me 15 sosh.
Dijon humbi derbin e skuadrave të rrezikuara.