Futbollisti nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj, me ekipin e Kolnit, nuk ia dalin në Frankfurt.
Koln mposhtet me rezultat 2:0 nga Eintracht-i, në takimin e vlefshëm të javës së 21-të në Bundesliga I.
Rexhbeçaj u aktivizua standard, u angazhua me mish e më shpirt me ekipin e tij, por nuk ia dolën të nxjerrin pikë nga ky udhëtim.
Golat i shënuar Andre Silva (57') dhe N'Dicka (79'). Eintracht ngjitet në pozitën e tretë me 39 pikë, ndërsa Koln është i 14-ti me 21 sosh.