Gjeneratat e vjetra e kujtojnë si prej mbrojtësve më luftarak që e ka pasur Kosova. Gani Llapashtica, ish futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe prej më të urryerve nga regjimi serb.
Gani Llapashtica ka pak ndeshje në Gjeneratën e Republikës, por padyshim se ka qenë reprezentues i Kosovës.
Llapashtica u ftua në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjen e 14 shkurtit të vitit 1993 ndaj Shqipërisë dhe iu përgjigj menjëherë ftesës së selektorit të asaj kohe, Ajet Shosholli. Llapashtica u paraqit titullar për Kosovën në takimin revyal me Shqipërinë, që u zhvillua me 14 shkurt të vitit 1993, në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Kuqezinjtë e mposhtën Kosovën me rezultat 3:1. Sot e 28 vite Llapashtica me shumë futbollist ishin pjesë e Kombëtares së Kosovës, në takimin e parë revyal shtet me shtet, në vitet më të rënda, që shkonte edhe koka.
Llapashtica, me 9 prill në spital të vitit 1990 pasi e rrahën milicia e regjimit
Duhet kujtuar edhe datën 8 prill të vitit 1990, në takimin e Ligës së Dytë federative të ish Jugosllavisë, mes Prishtinës dhe Proleterit nga Zrenjanini, që përfundoi baras 0:0 (me penallti fiton Proleteri, me rezultat 6:7 dhe merr një pikë nga kryeqyteti), ndërsa pas ndeshjes ndodhi rrëmuja, milicia e regjimit të asaj kohe, shumica serb, e rrahën keq Llapashticën. Llapashtica përfundon në spital, me disa plagë të rënda që ia shkaktuan milicia e regjimit ish jugosllav.
Me 14 shkurt, 1993, në Tiranë
Shqipëria-Kosova 3:1
Stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Gjyqtarë: B. Pregja, H. Yeskaj, P. Brahja (Tiranë). Kartoni i verdhë: E. Abazi.
Shënues: Abazi (39'), Seferi (40'-autogol), Fortuzi (49') - Sahiti (50').
Shqipëria: Kapllani (Teuta), Abazi (Teuta), Peqini (Elbasani), Kaçaj (Athinaikoz), Shulku (Partizani), Ocelli (Partizani), Muça (Partizani), Dalipi (Dinamo), Dosti (Partizani), E. Abazi (Sturm e Gracit të Austrisë), Fortuzi (Dinamo). Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe portieri Nallbani (Tirana), Bano (Partizani), Kapedani (Teuta), Bejzade (Dinamo) e Zalla (Teuta). Trajnerë: N. Birçe e S. Starova.
Kombëtarja e Kosovës: Beselica (Prishtina), Berisha (Prishtina), Sadriu (Prishtina), Seferi (Trepça), Llapashtica (Prishtina), Jerliu (Drita), K. Munishi (Prishtina), Ajeti (Drita), Sahiti (Konyaspor Turqia), G. Hoxha (Vëllaznimi), Kozniku (Hajduk Spliti). U aktivizuan edhe Idrizi (Drenica), Rafuna (Prishtina), Tovërlani (Prishtina), S. Osmani (Trepça), Bejta (Prishtina), Nushi (Vëllaznimi). Trajner: Ajet Shosholli.