Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Florent Hadergjonaj ka luajtur për Kasimpasan në takimin kundër gjigandit të futbollit turk, Galatasarayt.
Galatasaray e fitoi me vështirësi takimin në shtëpi me rezultat 2:1, me golin e fitores të arritur në minutën e 89-të.
Hadergjonaj luajti për gjatë gjithë këtij takimi duke mos u zëvendësuar fare.
Sajti i njohur “Whoscored.com” e ka vlerësuar futbollistin “dardan” me notën 6.3.
Lojtari me notën më të lartë në skuadrën e Kasimpasas ishte sulmuesi, Thelin që mori notën 7.1.