Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka zbuluar interesimin që ka pasur për sulmuesin e Leicester Cityt, Jamie Vardy.
Anglezi në edicionet e fundit ka shkëlqyer me “Dhelprat”, me të cilët ka kontratë afatgjatë.
Por, Wenger ka zbuluar se në vitin 2016 provoi transferimin e Vardyt, por nuk ia doli.
“I kam ofruar shumë para atë kohë. Leicesteri sapo kishte fituar kampionatin në vitin 2016 dhe Vichai atë kohë fatkeqësisht kishte pësuar aksident me helikopter, dhe nuk mendonte ta largonte, derisa i ofruan rinovimin me pagë të njëjtën, ndoshta më të madhe”, tha ai.
Vardy vazhdon shkëlqimin në Premierligë, derisa këtë edicion ka realizuar 12 gola.