Zurich ka fituar derbin e Zvicrës, me rezultat 2:0 ndaj Baselit. Shqiptarët Fidan Aliti, Toni Domgjoni e Hekuran Kryeziu, me Zurich-un dolën me të suksesshëm se Baseli i Edon Zhegrovës, Pajtim Kasamit dhe Orges Bunjakut.
Autorë të golave janë Marchesano (26’-nga penalltia) dhe Kramer (90+2’).
Fidan Aliti dhe Domgjoni u paraqitën standardë, ndërsa Hekuran Kryeziu nga minuta e 87-të për Zurich-un.
Pajtim Kasami, Edon Zhegrova dhe Orges Bunjaku, luajtën titullarë për Baselin. Zhegrova u zëvendësua në minutën e 72-të dhe Bunjaku në atë të 83-tën.
Aliti u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë pikërisht në minutën e 17-të.
Pas javës së 20-të në kampionatin zviceran, Baseli është në pozitën e dytë me 31 pikë dhe Zurich i treti, me 28 sosh.