Real Madridi nuk gabon, gjunjëzon me rezultat 2:0 Valencinë, në ndeshjen e javës së 23-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.
Madrilenët arkëtojnë tre pikë në luftë për titullin e kampionit, ndërsa Valencia nuk arriti të shkaktojë befasi.
Benzema në minutën e 12-të dhe Kroos në atë të 42-tën, janë protagonistë të fitores.
Real Madridi ngritët në vend të dytë me 49 pikë, ka dy ndeshje më shumë dhe pesë pikë me pak se Atletico Madridi dhe Valencia është në pozitën e 12-të me 24 sosh.