Edon Zhegrova ka qenë titullar për Baselin në humbjen 2-0 nga Zurichu.
Sulmuesi i Kosovës ka realizuar edhe një gol në këtë sfidë, por që i është anuluar nga VAR, shkruan Gazeta Olle.
Ishte minuta e 32-të e ndeshjes kur prishtinasi realizoi një gol fantastik pasi trulloi dy mbrojtësit kundërshtarë, por që në fund VAR e tha fjalën e vet, duke ia anuluar golin.
Anësori qëndroi në fushë për 72 minuta lojë kur u zëvendësua nga Sene.