Sulmuesi Arb Manaj ka shënuar golin e parë me fanellën e klubit të ri, Balikeshirispor.
Manaj shënoi golin e barazimit, 1:1, për ekipin e tij në ndeshjen kundër Menemenspor, në kuadër të xhiros së 21-të të Ligës së Parë të Turqisë (kategoria e dytë).
Ai shënoi në minutën e 60-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 81-të.
Balikeshirispori zë vendin e 13-të me 20 pikë pas 21 ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Parë të Turqisë.
Skuadra e yllit nga Kosova javën e ardhshme do të pres në shtëpi Bursasporin.