Mesfushori shqiptar, Arbnor Muçolli është bërë protagonist në ditën e sotme, teksa ka shënuar gol për ekipin e tij në Danimarkë, Vejle.
Teksa po luhej minuta e 37, 21-vjeçari gjeti kohën e duhur nga një harkim në zonë dhe me kokë mposhti portierin kundërshtar.
Ky ishte goli i dytë për Muçollin në këtë sezon, ndërsa është aktivizuar në 13 ndeshje duke qenë një element i rëndësishëm për ekipin e tij në Superligën daneze.
Megjithatë, realizimi i shqiptarit nuk i solli shumë fat Vejles duke qenë se takimi përballë Nordsjaeland u mbyll në barazim 2-2. Aktualisht, Vejle është në vendin e tetë të kampionatit dhe gjendet në zonën e ekipeve që do të luftojnë për të mbijetuar në elitë.