Kanë mbetur vetëm disa ditë para se të rikthehet Liga e Kampionëve. Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman shpreson t’i ketë të gjithë lojtarët gati ndaj PSG-së.
Dje, kataluansit fituan bindshëm ndaj Alavesit dhe në stërvitjen e sotëm ishin dy qendërmbrojtësit Gerard Pique dhe Ronald Araujo.
Araujo u lëndua ndaj Real Betisit, por duket se është shëruar shumë shpejtë, derisa Pique është jashtë fushës që një kohë të gjatë shkaku i një lëndimi në këmbë.
Ditët e ardhshme do jenë vendimtare nëse dyshja do jenë gati për përballjen me kampionin e Francës.
Barcelona ka shqetësime për sulmin e PSG-së dhe nuk ndihen mjaftë optimist nëse në katërshen mbrojtëse do jenë ketë lojtarë, si Jordi Alba, Sergino Dest, Samuel Umtit, Clement Lenglet dhe Oscar Minugeza.
Nga ana tjetër, lajm i mirë për Barcelonën është mungesa e Neymarit nga ana e “Parisienëve”.