Xhaka asiston, Aubameyang 4 gola, Arsenali fiton 

Futboll

Xhaka asiston, Aubameyang 4 gola, Arsenali fiton 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:17
Xhaka asiston, Aubameyang 4 gola, Arsenali fiton 

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Leeds Utd, në takimin e javës së 24-të të Premier League.  

Futbollisti Pierre-Emerick Aubameyang është hero i sfidës, duke shënuar katër gola.

Ai realizoi në minutën e 13-të, 41-të nga penalltia, 45-të, 47-të. 

Për Leeds realizuan Struijk (58’) e Costa (69’). Xhaka asiston në golin e parë, kur Aubameyang shënon për epërsinë 1:0. 

Xhaka u paraqit standard për Arsenalin, sikurse edhe Ezgjan Alioski për Leeds Utd. Alioski u zëvendësua në minutën e 54-të.

Arsenali renditet në vend të dhjetë me 34 pikë dhe ka dy me shumë se Leeds në pozitën e 11-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat