I ndodhi e papritura gjatë ndeshjes së kampionatit, hakerohet profili i tij në rrjetet sociale!
Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martineli është befasuar sot teksa persona të panjohur i kanë hakeruar profilin e tij në “Instagram”. Në kohën që braziliani ishte grumbulluar për sfidën kundër Lids Junajtid ditën e sotme, në profilin e tij dikush është shfaqur me maskën dhe kostumin e skeletit.
Ndjekësit e Martinelit janë befasuar nga fotot e çuditshme të shpërndara në “Instagram”.
Duket se nga fotot e shpërndara, “hacker”-i është një person i vetëm.