Pjanic: Nuk e di pse nuk jam duke luajtur, vështirë të zgjedhësh mes Messit dhe Ronaldos

Futboll

Pjanic: Nuk e di pse nuk jam duke luajtur, vështirë të zgjedhësh mes Messit dhe Ronaldos

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 22:21
Miralem Pjanic

Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic nuk është i lumtur me minutazhën momentale dhe i është bashkangjitur debatit për lojtarin më të mirë në histori.

Pavarësisht që ka luajtur në disa pozita, Ronald Koeman nuk i ka pëlqyer, ndërsa tani boshnjaku gjendet pas Riqui Puig dhe Ilaix Moriba.

Duke folur për Telefoot, Pjanic thotë se nuk e di pse nuk është duke luajtur shumë.

“Nuk i di arsyet pse nuk jam duke luajtur siç pritet. Jam duke punuar dhe kam respekt për vendimet e trajnerit edhe pse nuk i pranoi”.

“Dua të lë emër në këtë klub”, tha ai.

Kurse, i pyetur për debatin e lojtarit më të mirë në histori, Pjanic gjithashtu dha mendimin e tij në zgjedhjen Messi ose Ronaldo.

“Është vështirë të zgjedhës njërin. Cristiano është impresionues në vazhdimësi dhe mënyrën serioze të punës. Është i fokusuar edhe në detajet e vogla, si golat ose statistikat, që nuk e kam parë askund”.

“Messi është diçka e veçantë, është vështirë të bësh si ai, është magjike. Janë të dy kampionë të mëdhenj”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat