Ka përfunduar pjesa e parë e derbit italian Inter – Lazio.
Dy skuadrat kanë zhvilluar lojë mjaftë ofensivë duke synuar të gjejnë goli.
Rezultati momental është 2 – 0, në të mirë të “Neurazzurëve”.
Është ylli i Interit, Romelu Lukaku që u tregua i saktë nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsinë vendasve (22′), ndërsa belgu shënoi edhe golin e dytë duke përfituar nga një gabim prej mbrojtjes së Lazios.
Në këtë ndeshje në stol është edhe ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, që ndoshta do hyjë në lojë gjatë pjesës së dytë.