Nuk ka ‘paqe’ për momentin te skuadra e Real Madridit.
Pavarësisht fitores 2 – 0 kundër Valencias, Zidane tani duhet të shikojë opsionet pasi një tjetër yll është lënduar.
Këtë herë Carvajal u detyrua të largohet nga fusha dhe zëvendësohet me Lucas Vazquez pas lëndimit që pësoi në muskuj.
Shkaku i lëndimit të fundit, thuhet se spanjolli do i bashkohet listës së lojtarëve të lënduar që do humbasin sfidën kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve.
“Los Blancos” do jenë pa yjet si Marcelo, Sergio Ramos dhe Hazard, derisa Rodrygo, Valverde, Militao dhe Odriozola mbeten në dyshime.
Sa i përket Hazard, vendimi përfundimtar do t’i takojë Zidanes, që më shumë preferon të mos e nxitojë rikthimin e sulmuesit.