Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard që është huazim te Arsenali është pyetur lidhur me të ardhmen.
Shkaku i minutazhës së ulët te skuadra e Zinedine Zidane, norvegjezi u huazua te Arsenali, derisa sot për herë të parë ishte nga minuta e parë.
I pyetur lidhur me të ardhmen, Odegaard tha se nuk e di çfarë do ndodh, por është i fokusuar në paraqitjet e mira.
“Askush nuk e di çfarë do ndodh, por tani jam i fokusuar për të bërë më shumë këtë sezon dhe t’i ndihmoj skuadrës më së shumti”, u shpreh ai.
Kjo nuk tregon më të mirën, mirëpo lë derën hapur që Arsenali të kompletojë transferimin.