Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, e ka shënuar golin e 300-të në karrierë në fitoren e zikaltërve 3:1 kundër Lazios të dielën.
Përfaqësuesi belg i shënoi dy gola dhe asistoi një herë për Lautaro Martinezin për t’i ndihmuar Interit ta mundë Lazion dhe ta marrë kreun e Serie A.
Ai e shënoi golin e 299-të në karrierë nga penalltia dhe më pas e arriti edhe golin e 300-të duke shënuar nga loja e hapur.
27-vjeçari i ka shënuar 300 gola në karrierë për klubet dhe Kombëtaren e Belgjikës.
Lukaku e arrin shifrën e 300 golave në karrierë
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, e ka shënuar golin e 300-të në karrierë në fitoren e zikaltërve 3:1 kundër Lazios të dielën.
Përfaqësuesi belg i shënoi dy gola dhe asistoi një herë për Lautaro Martinezin për t’i ndihmuar Interit ta mundë Lazion dhe ta marrë kreun e Serie A, raporton Gazeta Express.
Ai e shënoi golin e 299-të në karrierë nga penalltia dhe më pas e arriti edhe golin e 300-të duke shënuar nga loja e hapur.
27-vjeçari i ka shënuar 300 gola në karrierë për klubet dhe Kombëtaren e Belgjikës.
Lukaku iu bashkua Interit nga Manchester United në verën e vitit 2019 për 80 milionë euro.
Ai i ka shënuar 56 gola në 80 ndeshje për zikaltrit që prej atëherë.
300 golat e Lukakut
Everton 87
Belgjikë 57
Inter 56
Manchester United 42
Anderlecht 41
West Bromwich Albion 17