Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, ka shpjeguar dallimin e menaxherëve Frank Lampard dhe Thomas Tuchel.
Lampard u shkarkua nga Chelsea vetëm 18 muaj pas marrjes së detyrës së menaxherit të klubit shkaku i rezultateve të dobëta veçanërisht në 10 ndeshjet e tij të fundit.
Chelsea kishte vuajtur në mbrojtje gjatë regjimit të Lampard, por me ardhjen e gjermanit, Thomas Tuchel, kjo ndryshoi.
Tani, Chelsea ka pranuar vetëm një gol në pesë ndeshje, dhe duket se taktikat e gjermanit janë të ndryshme me anglezin. Këtë e konfirmoi edhe mbrojtësi, Antonio Rudiger, i cili është rikthyer si titullar nën urdhërat e Thomas Tuchel.
“Sipas rezultateve, ka qenë mirë, mendoj që menaxheri e di mirë çfar do. Ai ka një filozofi të tijën dhe lojtarët janë adaptuar shpejt”, tha ai.
“Ndryshimi filloi me Lampard, por tani menaxheri i ri ka ide ndryshe, e cila është që ti mbajmë kundërshtarët më lartë me presion dhe të mundohemi të fitojmë topin në gjysmë fushën e tyre”, tha Rudiger.
“Të them të drejtën, kjo ligë, këtë vit është e çmendur, të gjithë fitojnë ndaj njëri-tjetrit. Prandaj duhet të japim 100% çdo ndeshje. Newcastle gjithmonë na ka bërë problem, duhet të jemi të kujdesshëm”, përfundoi Antonio Rudiger.